Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur OVL-UÇK, duke thënë se ky erdhi me iniciativën e veprimtarit Sali Bislimi.
Postimi i plotë:
Pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë po merr jehonë ndërkombëtare.
Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, z. Hysni Gucati.
Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm.
OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë./

