Hën. Jan 12th, 2026

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e tre të dyshuarve për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e tre personave të dyshuar për vrasje në tentativë.

 Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

ARIAN (Misin) QELAJ i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan.

YLL (Arian) QELAJ i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan.

ALTIN ( Rifat) QELAJ i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

Vrasje e mbetur në tentativë

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

 

 

 

 

 

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *