Real Madridi do ta përfundojë vitin 2025 duke kryesuar renditjen e koeficientëve të UEFA-së.
Renditja e koeficientit të klubeve bazohet në rezultatet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës gjatë pesë sezoneve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, Real Madrid fitoi Kupën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të Evropës.
Pas Realit, është Bayern Munichu ajo e cila është në vend të dytë, Interi në vend të tretë, Manchester City e katërta dhe Liverpooli e pesta.
Ndërsa kampioni në fuqi i Evropës, PSG është në vend të gjashtë.

