Mar. Dhj 30th, 2025

Ramos drejt rikthimit në Evropë, klubi i njohur interesohet për të

Sergio Ramos është i gatshëm të rikthehet në futbollin evropian.

Pasi i dha fund aventurës meksikane me Monterreyn, Ramos nuk e ka ndërmend t’i vë këpucët në gozhdë dhe synon të luajë prapë në nivele të larta.

Flitet se Ramos, ka nisur bisedimet me klubin francez Nice, me “Kuqezinjtë” që po eksplorojnë mundësinë që ta rikthejnë atë në Francë.

Ramos kishte luajtur edhe më parë në Ligue 1, te skuadra e PSG-së në periudhën 2021-2023.

Së fundi ai ishte pjesë e Monterreyt në “Liga MX”, ku bëri 34 paraqitje dhe kishte shënuar 8 gola.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *