Skuadra e Dritës dhe e Prishtinës sot luajnë ndeshjen e mbetur në kuadër të Superligës së Kosovës.
Nga ora 13:00 në Gjilan zhvillohet kjo ndeshje që ishte shtyrë javë më parë.
Drita e Zekirija Ramadanit kërkon t’i rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi, kurse Prishtina e Afrim Tovëranit javën e kaluar shënoi fitoren e parë pas një kohe të gjatë.
Prishtina është në pozitën e 2-të me 30 pikë, kurse Drita në pozitën e 5-të me 26 pikë.

