Die. Qer 21st, 2026

ZPS-ja përfudon deklaratën përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët, kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përmbyllur sot deklaratën e saj përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në paraqitjen e saj përmbyllëse, ZPS-ja i kërkoi Trupit Gjykues që t’i shpallë fajtorë të katër të akuzuarit për të gjitha pikat e Aktakuzës, duke argumentuar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë përgjegjësinë e tyre penale për krimet e pretenduara.

Prokuroria kërkoi që secili prej të akuzuarve të dënohet me nga 45 vjet burgim.

Pas përfundimit të deklaratës së Prokurorisë, fjala i kaloi Mbrojtësit të Viktimave, i cili ka nisur paraqitjen e deklaratës së tij përmbyllëse, duke përfaqësuar interesat dhe kërkesat e viktimave të përfshira në këtë proces.

Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me deklaratat përfundimtare të palëve mbrojtëse në ditët në vijim, përpara se Trupi Gjykues të tërhiqet për vendimmarrje

Postime të Ngjashme