Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Milotit është drejt përfundimit, pas ndërhyrjes së ekipeve nga ajri dhe toka.
Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, forcat e ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kurbin.
Ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe frenimin e përhapjes së flakëve, shkruan abcnewsal.
Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe afërsisë me zonat e banuara, zjarri nuk ka prekur asnjë banesë.
Aktualisht, ekipet në terren po punojnë për shuarjen e vatrave të mbetura aktive, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të zjarrit.

