Pre. Gus 21st, 2026

Rizvanolli kërkon hetime pas vdekjes tragjike të puntorit te KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Rizvanolli ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht të zhvillojnë hetim administrativ dhe të sigurojnë llogaridhënie nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e protokolleve të sigurisë.

“Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ajo ka kërkuar gjithashtu rivlerësimin e masave të sigurisë dhe zbatimin rigoroz të tyre për mbrojtjen e punëtorëve.

Postime të Ngjashme