Mër. Tet 21st, 2026

Vitia dhe ambasadorja e Zvicrës diskutojnë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka pritur në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me rastin e fillimit të mandatit të saj.

Vitia e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në fuqizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë te projektet AQH dhe IHS, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e kujdesit parësor dhe spitalor.

Ministri Vitia ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, me synim avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Postime të Ngjashme