Sipas Musliu-Shoshit, VV-ja ka refuzuar pesë amandamente të cilat janë jetike për qytetarin e Kosovës.
Më tutje deputetja e PDK-së është shprehur se Buxheti tregon prioritetet ndërsa vota tregon përgjegjësinë.
Reagimi i plotë:
PËR KË KA PARA KY SHTET?!
5 amendamente. 5 kërkesa jetike. 5 refuzime nga LVV!
JO për PROTEZAT e INVALIDËVE të LUFTËS, që lanë gjymtyrët e trupit për lirinë tonë!
JO për Obeliskun e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që meritojnë kujtim të përhershëm dhe nderim shtetëror!
JO për ndërtimin e Qendrës për fëmijët me AUTIZËM, sindromën Doën dhe nevoja të tjera të veçanta!
JO për Qendrën e Kujdesit PALIATIV, ku pacientët me sëmundje të pashërueshme do të mund të merrnin kujdes dhe dinjitet në ditët më të vështira të jetës!
JO për krijimin e kushteve që FËMIJET me AFTËSI të KUFIZUARA të kenë QASJE të barabartë në shkolla!
Buxheti tregon prioritetet. Vota tregon përgjegjësinë.
Për kë ka buxhet, nëse nuk ka për ata që kanë më së shumti nevojë?!

