Kosovë
Gjatë periudhës 14–18 shtator 2026, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Të martën priten 🌦️ riga shiu në disa pjesë të vendit. Nga e mërkura do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29°C. Temperaturat minimale do të jenë më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
☀️ E hënë, 14 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C.
Shqipëri
“Në Shqipëri, dita e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe pa reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 31 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 15 deri në 30 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 9 deri në 25 gradë Celsius.”
Maqedoni e Veriut
Do të mbajë mot me diell dhe më i freskët, me vranësira të pakta deri në mesatare, kryesisht lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë.Temperatura me e ulet 7 ndersa me e larta 30 grade celcius.
Në Shkup:
Moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

