Pre. Gus 7th, 2026

Turqia nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me dy shtete aziatike

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar të premten një marrëveshje mbrojtjeje, njoftoi Ministria e Jashtme e Pakistanit, duke thelluar bashkëpunimin midis tre fuqive rajonale në një kohë shqetësimesh në rritje për sigurinë.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi midis princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit të Pakistanit Shehbaz Sharif në Arabinë Saudite.

“Marrëveshja synon të forcojë parandalimin kolektiv kundër çdo akti agresioni dhe përcakton se çdo sulm i armatosur kundër njërit prej tri shteteve do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve. Ajo gjithashtu parashikon rritjen e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit mbrojtës midis tri shteteve”, tha ministria në një deklaratë.

Postime të Ngjashme