Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se tani duhet bindur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Putini dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, Zelensky ka njoftuar se Rusia ka goditur një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron të tipit Shahed, ku sipas tij kanë humbur jetën dy persona. Ai e ka akuzuar Moskën për vazhdimin e sulmeve ndaj civilëve dhe ndërtesave të banimit në Ukrainë.

