Mër. Nën 4th, 2026

Aksioni antidrogë u zhvillua në Ferizaj dhe Prishtinë, u arrestuan persona nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Mëngjesin e sotëm, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi goditjen e një grupi ndërkombëtar të trafikimit me narkotikë.

Në aksionin e udhëhequr nga policia, prokuroria dhe AKI-ja, u kapen 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, e me vlerë mbi gjysmë milion euro.

Aksioni në fjalë u zhvillua në Ferizaj dhe në Prishtinë.

Burime pohojnë se në mesin e 5 të arrestuarve si të dyshuar, ka nga Ferizaj, Prishtina dhe Maqedonia e Veriut.

“Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në postimin e tij, bashkë me një fotografi nga narkotikët e sekuestruar

Postime të Ngjashme