Mër. Nën 4th, 2026

Policia interviston një burrë në Skenderaj, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Skenderaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2026, rreth orës 20:40.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”

Postime të Ngjashme