Në Serbi është luajtur mbrëmë miniderbi i Beogradit mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdas.
Ndeshje kjo me pak rëndësi për ne, por provokimet e tifozëve serbë është ajo çka i vendosi në vëmendje.
Tifogrupi famëkeq, “Delije” edhe njëherë tregoi fytyrën e saj dhe qasjen anti-shqiptare, duke mbajtur disa figura tonat përfshirë atë të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryeministrit aktual, Albin Kurtit, të cilat edhe i dogjën ato flamuj.
Mbetet të shihet se a do të reagojë UEFA apo FIFA, për këto provokime të cilat ndodhin vazhdimisht në çdo ndeshje

