Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore, ndërsa pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit të ndjerë, Muhamet Lika.
Nën masa të shtuara të sigurisë, procesi gjyqësor vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve.
Gjatë seancës së sotme, pritet të merren në pyetje dy dëshmitarë, të cilët do të japin dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

