Mar. Tet 27th, 2026

Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu.

“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit”, njoftoi Ministria e Brendshme.

MPB u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.

Postime të Ngjashme