Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën jokushtetuese të trajtimit të procesit të zgjedhjes së presidentit.
Ai theksoi se Kosova po kalon sfidën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë dhe se veprimet e Kurtit, sidomos pas 28 dhjetorit, kanë penguar krijimin e shumicës dhe konsensusit për zgjedhjen e presidentit.
“Orët e fundit shteti jonë, Kosova ka qenë duke u sfiduar me sfidën më të madhe prej kohës kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Tendenca në mënyrë jokushtetuese për me zgjedh presidentin ka qenë shqetësuese. Zgjedhje e presidentit është preokupim i të gjithëve, nuk kisha dashur të jem në konferencë për këtë temë. E kemi alarmu edhe në komunikimet publike se z.Kurti me strategjinë dhe veprimet sidomos pas datës 28 dhjetor, kanë qenë në formën që me pamundësi që kjo legjislaturë me ndërtu shumicën dhe konsensusin që vendi me pas presidentin”, tha Tahiri

