Mar. Pri 28th, 2026

Kurti thirrje partisë së Abdixhikut: Hatixhe Hoxha tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të re lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, duke përmendur edhe kandidaten Hatixhe Hoxha.

Kurti tha se lista e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pasur emër konkret, pavarësisht nënshkrimeve të mbledhura.

“Lista e LDK-së nuk kishte emër se për kë janë nënshkrimet,” deklaroi ai.

Sipas tij, ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kandidaten Hatixhe Hoxha, me të cilën ka diskutuar mundësinë e tërheqjes nga gara.

“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të. Ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK i sjell 15 nënshkrimet e saj për këdo që është,” u shpreh Kurti.

Kjo deklaratë vjen në një moment kyç, teksa afati për zgjedhjen e presidentit po afrohet dhe partitë politike vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje dhe për të siguruar kuorumin në Kuvend.

Postime të Ngjashme