Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku në qendër të vëmendjes janë ndeshjet Drenica vs Drita dhe Vushtrria – Prishtina.
Drita udhëton te Drenica me synimin për të marrë tri pikë të rëndësishme. Gjilanasit aktualisht renditen në pozitën e tretë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri Prishtina, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Drenica ndodhet në pozitën e tetë me 11 pikë dhe ka nevojë të madhe për rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.
Një tjetër përballje me rëndësi është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës,.
Kryeqytetasit kryesojnë tabelën me 29 pikë nga 12 ndeshje dhe synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.
Vushtrria, ndërkohë, gjendet në pozitën e fundit me vetëm 3 pikë dhe do të kërkojë befasi përballë liderit të kampionatit

