Die. Nën 8th, 2026

Pas një mosmarrëveshjeje, shtetasi i huaj theret me thikë në Malishevë

Një shtetas i huaj është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje në Malishevë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00, ndërsa i dyshuari kosovar është arrestuar.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe, sipas mjekut, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Edhe personi tjetër i përfshirë në rast ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Postime të Ngjashme