Mër. Maj 13th, 2026

Sonte mësohet finalisti i parë i UEFA Champions League

Sonte përcaktohet finalisti i parë i UEFA Champions League, teksa vëmendja e futbollit evropian është përqendruar në Londër.

Nga ora 21:00, në stadiumin Emirates Stadium, Arsenal pret Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për përballjen vendimtare të mbrëmjes. Të dy ekipet synojnë finalen e madhe, ndaj pritet një duel i fortë dhe me intensitet të lartë./

Postime të Ngjashme