Mër. Maj 13th, 2026

Zëvendëskomandanti i KFOR-it takohet me kryetarin e Zveçanit

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Collina, u takua me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, në ambientet e komunës.

Sipas KFOR-it, diskutimet u përqendruan në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat.

Gjenerali Collina nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Postime të Ngjashme