Mër. Maj 13th, 2026

Pas një sezoni fantastik me Sassuolon, Aro Muriq vjen me një vendim befasues

Aro Muriq ka bërë një deklaratë befasuese.

Gardiani i Kosovës ka kaluar një sezon fantastik në Itali, te skuadra e Sassuolo-s, por pavarësisht kësaj ai ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.

Ai thotë se e ka njoftuar klubin për këtë vendim dhe do të largohet për arsye personale.

“Nuk kam ndërmend të luaj për Sasuolos-in sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit tim, koha ime këtu ka mbaruar. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”, ka deklaruar Aro Muriq.

27-vjeçari ishte i huazuar nga Ipswich te Sassuolo, ku luajti plot 32 ndeshje.

Gjatë verës pritet të mësohet se cila do të.jetë e ardhmja e Aro Muriqit.

Postime të Ngjashme