Pas dorëheqjes së kryesisë dhe bordit drejtues pak muaj më parë, KB Peja ka hapur rrugën për drejtues të rinj.
Skuadra pejane ka njoftuar për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, që do të zhvillohet më 24 maj 2026, ora 18:00.
Në këtë kuvend pritet të emërohet presidenti i ri, dy nënkryetarë dhe bordin e ri të klubit.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë gjithë opinionin e gjërë publik se në bazë të nenit 19 të statutit të KB Peja, me rekomandimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Federatës së Basketbollit:
KB Peja konvokon kuvendin zgjedhor – që do të zhvillohet më 24 maj 2026, ora 18:00.
Antarësia dhe delegatët e organit më të lartë të KB Peja, në këtë kuvend do të vendosin për presidentin e ri, dy nën kryetar dhe bordin e ri të klubit. Në vijim, nga bordi i ri do të emërohet edhe drejtori i ardhshëm i klubit.
KB Peja gjithmonë është e hapur për figura të reja me aftësi menaxhuese, dhe gjithmonë mirëpret njerëz që duan të kontribojnë për të mirën e klubit.

