Ministria e Infrastrukturës ka shpallur kontratë për fazën e dytë të zgjerimit të rrugës nacionale, segmenti Kijevë-Dollc.
Punimet do të zhvillohen në lotin 3, teksa vlera e parashikuar e kontratës është 1 milion e 65 mijë euro, .
Sipas aktivitetit të prokurimit publik, operatori duhet të përmbushë kërkesat specifike dhe të ketë dëshmitë e nevojshme, të dokumentuara.
Kriter i dhënies së tenderit nuk do të jetë vetëm çmimi më i ulët, por gjithashtu edhe plani dinamik më i shkurtër dhe më mirë i detajuar, bashkë me garancinë e ekzekutimit të punimeve.
Aktiviteti parasheh që ofertuesit legjitimë duhet të pasqyrojnë kapacitet ekonomik dhe financiar, kapacitet teknik dhe profesional, si dhe operatori ekonomik duhet të jetë i licencuar me leje për aktivitete të veçanta për prodhimin e bazës së betonit, asfaltit dhe gur-thyerjes.
Më poshtë detaje nga njoftimi për kontratë:
Zgjerimi-i-rruges-Nacionale-N9

