KOSOVË
Në vendin tonë sot do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe stabil, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë ditës do të jenë kryesisht të favorshme. Megjithatë, nga dita e enjte dhe e premte, për shkak të rritjes së temperaturave, pritet ngarkesë më e madhe termike, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje.
Edhe indeksi UV do të jetë shumë i lartë gjatë ditëve me kthjellime, ndaj këshillohet përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia e qëndrimit në diell nga ora 11:00 deri në 16:00.
Në aspektin agrometeorologjik, rritja e temperaturave do të shtojë nevojën për ujitje të kulturave bujqësore, sidomos të misrit, perimeve dhe pemishteve. Fermerëve u rekomandohet që ujitjen ta kryejnë gjatë orëve më të freskëta të ditës, kryesisht në mëngjes.
SHQIPËRI
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta e dites 38 grade celcius.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët me drejtim të ndryshueshëm.
TEMPERATURA ME E ULET 11 NDERSA ME E LARTA E DITES 38 GRADE CELCIUS.

