Një person është shoqëruar në stacionin policor në Klinë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale fotografi ku shihej duke mbajtur një armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar lidhur me rastin. Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se arma i përket një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
“Klinë 31.08.2026-13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri në dorë. I dyshuari është intervistuar dhe sipas tij arma është e një personi tjetër i cili për momentin gjendet jashtë vendit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në reportin e policisë.

