Mar. Sht 1st, 2026

Arrestohen tre persona, u sekuestrohen lëndë narkotike, telefon e para të gatshme

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me tre persona të dyshuar dhe gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar 0.78 gramë kokainë dhe 119.54 gramë marihuanë.

Ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarëve janë gjetur dhe dy peshore digjitale, një telefon dhe para 195 euro.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt

Postime të Ngjashme