Protestat kundër vendimit të krerëve të UÇK-së po arrijnë ditën e 11-të.
Aktgjykimi skandaloz i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka shprehur pakënaqësi tejet të madhe tek i gjithë populli shqiptar.
Ndërsa në orët e mesnatës tifogrupi i njohur, “Plisat” kanë bërë një njoftim në faqen e tyre zyrtare duke njoftuar se kanë marrë një vendim me të gjitha tifogrupet e viseve shqiptare për t’ju bashkuar protestës në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.
Më tutje tifogrupi nga kryeqyteti, njoftoi edhe kohën e takimit për të dielën në orën 15:00

