Sht. Sht 26th, 2026

IHMK: 🌤️ PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

🌤️ PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

📅 E shtunë – 26 shtator
☀️ Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nuk parashihen reshje.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
💨 Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

📅 E diel – 27 shtator
🌤️ Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Nuk parashihen reshje.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.
💨 Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
📅 E shtunë – 26 shtator
🌿 Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

📅 E diel – 27 shtator
🌿 Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike

Postime të Ngjashme