Kombëtarja Shqiptare nis sonte rrugëtimin në ligën C të “Nations League”.
Në Tiranë, “Kuqezinjtë” presin Bjellorusinë në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë si çdoherë në “Air Albania”.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë zyrtare për trajnerin e ri, Rolando Maran pas marrjes së detyrës nga Sylvinho gjatë kësaj vere.
Në historikun e kësaj ndeshje, kemi fituar 3 herë, 2 ndeshje u mbyll me barazim dhe 2 herë kemi humbur.
Kujtojmë se ndeshja luhet sonte në orën 20:45.

