Pas miratimit të deklaratës së harmonizuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti Burim Ramadani, ka reaguar duke e lidhur këtë zhvillim me procesin e zgjedhjes së presidentit. ramadani ka thënë se do të donte që kështu të harmonizuar ta votojnë dhe presidentin e Kosovës.
“Kuvendi miratoi deklaratën e harmonizuar. Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe presidentin e Kosovës”, ka thënë Ramadani./Indeksonline.

