Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka kërkuar që urgjentisht të miratohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se pas votimit të deklaratës kundër vendimit të Speciales, qeveria duhet të sjellë urgjentisht ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është prova e unitetit të vërtetë. Miratimi i deklaratës me unanimitet të partive hqiptare dhe joserbe për krerët e UÇK-së është e rëndësishme! Por, tani urgjentisht, Qeveria e Kosovës duhet të sjellë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Vetëm këto ndryshime mund ta rivendosin drejtësinë në Hagë”, ka thënë ai.

