Mar. Kor 21st, 2026

Qytetarët për raportet Kosovë- SHBA: Mosveprimi institucional ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me Uashingtonin

Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë temë diskutimi në opinionin publik.

Madje, kohëve të fundit nisja e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë ka nxitur reagime të ashpra nga opozita në Kosovë, e cila e konsideron këtë zhvillim si dëshmi të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Uashingtonit

Por, çfarë thonë qytetarë për raportet Kosovë-SHBA?

Qytetari Valon Kupa në një prononcim për Ekonomia Online ka vlerësuar se mungesa e veprimit institucional dhe ngecja e disa proceseve politike ka ndikuar edhe në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Po, në fakt po brenda mundësive të mia nëse mundem me u përgjigj. Faktikisht po shihet, është evidente. Mosveprimi i qeverisë edhe pavarësisht konotacioneve politike ose cilës parti politike, është ajo që udhëheq me qeverinë, në momentin që qeveria s’është aktive gati dy vite, normal që ngecin proceset edhe absolutisht e ka ngec edhe procesin e dialogut me Serbinë edhe raportet edhe me SHBA-në. Pa dashur të hyj në konotacione politike se sa mirë ose keq qeverisja e Vetëvendosjes, mund me thënë që shihet po ashtu edhe një ngecje ose një ngërç i komunikimit të qeverisë aktuale me ambasadën amerikane. Faktit që disa herë i ka dashur të dalin të prononcohen publikisht ambasada amerikane që diçka nuk shkon në raport me marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova duhet të tregojë kujdes në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për shtetin.

“Në aspektin diplomatik, me aq sa e kuptoj unë, do të thotë shumë kur ambasada e Amerikës veç prononcohet publikisht për një shtet që mund të themi lirisht na ka dhanë pavarësinë. Pavarësisht kontributit të UÇK-së edhe vetë popullit të Kosovës çka ka bërë në kontribut për çlirimin e për pavarësinë për krejt, Amerika padyshim që ka qenë aktori dhe vazhdon të jetë aktori kryesor që na ka ofruar njohjet edhe e mban Kosovën me njohjet aktuale në nivel ndërkombëtar, krejt integrimet, gjithçka. Ti shihja që kishim mund me i bë vetë pa mbështetjen e Amerikës. Ndërkohë, kam përshtypjen që zoti Kurti, kryeministri, pa u ul peshën aspak të tyna dialoguese ose si diplomat ose si kryeministër, respektin në adresë të tij, në aspekt me ambasadën amerikane kam përshtypjen që po bën një gabim etik, strategjik, që sado i mençur e i ditur të jesh me udhëheqë vendin tan, në momentin që veç shtetin e Kosovës s’mundemi me e bë pa Amerikën e pa faktorin ndërkombëtar me e mbajt, i bie që do të duhet të ndjekim strategjitë e tyre. A janë të mira apo të gabuara, në momentin që ne vetë s’e bëjmë zotin e shtëpisë, do të detyrohemi t’i ndjekim ata, e po shihet që nuk është se i ndjek sikur duhet. Uroj të jetë në prapavijë diçka më shumë se sa ne qytetarët e thjeshtë e dimë se çka po ndodh me politikën. Nëse është që në prapavijë është ndonjë strategji e përbashkët bashkë me ambasadën të sjellen kështu, atëherë komplimente. Nëse s’është, domethënë marrëdhënia prapa medieve e ambasadës së Amerikës me qeverinë Kurti, atëherë absolutisht që humb Kosova edhe s’është në rregull kështu qysh është”, tha ai, për Ekonomia Online.

E një qytetar tjetër u shpreh se vendi po përballet me një paqëndrueshmëri të përgjithshme, e cila sipas tij po reflektohet në të gjitha sferat.

“Nuk po shoh kurrgjë me të thënë të drejtën. S’po di, s’po di çka me të thënë. Jo, jo, s’ka të bëjë me këtë, është çka me të thënë, është një gjendje mendore e përgjithshme jo stabile edhe kanë lëvizur gjithë ata shtyllat e stabilitetit edhe ekonomik edhe politik, po më e keqja ato njerëzoret që kanë lëvizur ajo është shumë e rëndë. Kështu që, s’kam çka me fol me të vërtetë, jam keq”, tha ai.

Postime të Ngjashme