KOSOVË
Të martën, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura që do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C në orët e mëngjesit, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28°C deri në 32°C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi 2–8 m/s.
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
SHQIPËRI
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), parashikimi i motit për ditën e martë, 21 korrik 2026, për territorin e Shqipërisë është:
Moti do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Në jug do të ketë kryesisht kthjellime, ndërsa në veri dhe qendër priten alternime të vranësirave mesatare deri lokalisht të dendura.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa në zona të veçanta mund të zhvillohen shtrëngata afatshkurtra të izoluara, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit veriperëndimor herë pas here mund të arrijë deri në 14 m/s.Temperatura minimale: 17°C
🌡️ Temperatura maksimale: 36°C
Në det, valëzimi parashikohet të jetë 1–2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare.
Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në disa zona.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperaturat në nivel vendi:
🌡️ Temperatura minimale: 12°C – 20°C
🌡️ Temperatura maksimale: 33°C – 38°

