Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje para mendiave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me pakon ”Inflacioni 2.0” si formë mbështetëse për qytetarët e Kosovës.
Kurti tha se ka marrë vendim si qeveri që të shpërndajë një pako për qytetarët e Kosovës.
“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se për kategorinë e pensionistëve dhe fëmijëve nuk duhet të ketë nevojë për aplikim ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të bëhet përmes një aplikimi

