Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, për shkak të punimeve dhe bllokimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat 3 dhe 4.
Kështu ka bërë të fitur Trafiku Urban.
Ndryshimet do të bëhen vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:
Linja nr. 3: Bardhosh – Rrethi i Matit
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit
Linja nr. 4: Parku i Gërmisë – Matiqan
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan
“Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt” deklaron Trafiku Urban.

