Prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të ka ndalur një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48-orësh, si edhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.

