Hën. Gus 31st, 2026

Dy të akuzuarit për barrikadat në veri shpallen fajtorë, dënohen me 21 muaj burgim

Dy të akuzuarit në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim.

Milosh Radosavljeviq është shpallur fajtor dhe është dënuar me 9 muaj burgim.

Ndërkaq, Dushan Drobaq është shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 muaj burgim.

Në total, dy të akuzuarit janë dënuar me 21 muaj burgim për veprën penale për të cilën akuzoheshin.

Vendimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjyqtari Rrahman Beqiri, në kuadër të rastit gjyqësor lidhur me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Postime të Ngjashme