Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po vijon pa ngarkesa të mëdha dhe pa kolona të gjata, sipas të dhënave të fundit.
Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete janë të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova qytetarët po presin nga 15 deri në 20 minuta.
Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare, situata paraqitet e qetë. Në Bërnjak, Glloboqicë, Han të Elezit, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.
Sipas të dhënave të fundit, në këto pikëkalime nuk raportohet për krijim të kolonave të gjata dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.

