Hën. Tet 19th, 2026

Kraki i VV-së përkrahë protestat e rinisë në Shqipëri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për ofendimin e protestuesve, kërcënimin e mësimdhënësve dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave të studentëve.

Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet për bonuse financiare për policët, në vend të zgjidhjeve për shqetësimet e studentëve.

“E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/

 

Postime të Ngjashme