Sht. Sht 5th, 2026

Arrestohet i dshuari për goditjen me veturë të dy këmbësorëve në Banullë të Lipjanit

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur të martën mbrëma në fshatin Banullë të Lipjanit, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Pas aksidentit, drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes,

Pas hetimeve, më 3 shtator, njësia përkatëse ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Fsh. Banullë, Lipjan 01.09.2026 – 21:51. Ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë e dyshuar ka goditur dy këmbësorë, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me 03.09.2026 njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Postime të Ngjashme