Është përmbyllur me sukses programi edukativo-fetar “Shkolla Verore 2026”, i organizuar nga Akademia e Kuranit “Hifdh Kids”, i cili gjatë javëve të verës u ofroi fëmijëve një mjedis të përshtatshëm për mësim, edukim dhe zhvillim.
Përgjatë kësaj periudhe, fëmijët u bënë pjesë e një programi të pasur edukativo-fetar, i cili përfshiu mësim intensiv ditor, memorizim dhe lexim të Kuranit, mësime islame, gara të ndryshme, lojëra edukative, aktivitete kreative, punime artistike, sfida argëtuese, detyra praktike dhe shumë momente të paharrueshme.
Përmes këtyre aktiviteteve u synua avancimi i njohurive fetare dhe zhvillimi i aftësive kreative.

