Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim imamin e Xhamisë Shqiptare në Cyrih, Nebih ef. Rexhepin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutuan për veprimtarinë fetare e kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar dhe kombëtar në diasporë.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava vlerësoi lart kontributin e imamëve dhe të institucioneve fetare shqiptare në mërgatë, duke theksuar rolin e tyre në forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkatdhetarëve dhe atdheut. Ai shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me komunitetet islame shqiptare në diasporë.
Nga ana e tij, Nebih ef. Rexhepi e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe shprehu përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në projekte dhe aktivitete me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.

