Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava po merr pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit në Xhide, ku janë mbledhur përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës.
Nesër, në kuadër të kësaj vizite, Myftiu Tërnava do të nënshkruajë marrëveshjen për organizimin e Haxhit 2027, duke hapur rrugën për përgatitjet përfundimtare të udhëtimit të haxhilerëve nga Kosova.

