Pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës janë mbledhur paraditen e së martës në Korpusin Universitar, në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë.
Stafet akademike kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën studentore, duke dalë kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë ditëve të fundit.
Mbështetja e pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore dhe reagimet ndaj veprimeve të policisë kanë shtuar tensionet në kryeqytetin shqiptar.

