Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dorëzuar sërish kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë seancën e Kuvendit për nesër, më 1 shtator.
Sipas kërkesës së PDK-së, seanca kërkohet të mbahet nesër në ora 11:00.
PDK-ja ka kërkuar nga Dehari që ta procedojë kërkesën dhe të mundësojë mbajtjen e seancës në kohën e propozuar.
Kjo është kërkesa e radhës e PDK-së drejtuar kryesuesit të seancës për thirrjen e deputetëve në seancë.

