Pre. Sht 18th, 2026

PDK bën homazhe në nderim të Flora Brovinës, LDK-ja nderon Flora Brovinën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në krye me kryetarin Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetes dhe veprimtares, Flora Brovina.

Flora Brovina ka ndërruar jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.

Brovina ishte e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ajo u lind në vitin 1949 në Skenderaj dhe u rrit në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor, ndërsa më pas studioi mjekësinë. Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, Brovina u kthye në Kosovë.

Për një periudhë punoi si gazetare në gazetën “Rilindja”, ndërsa më vonë iu rikthye profesionit të mjekes. Për shumë vite shërbeu në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Krahas profesionit të saj, Brovina ishte e angazhuar edhe në letërsi dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në skenën politike të Kosovës, ajo shërbeu si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për gjashtë mandate, nga viti 2001 deri në vitin 2019.

Me veprimtarinë e saj në mjekësi, politikë dhe angazhimin shoqëror, Flora Brovina mbetet një nga figurat e njohura të jetës publike të Kosovës.

*************

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetes Flora Brovina.

Flora Brovina ka ndërruar jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.

Brovina ishte e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ajo lindi në vitin 1949 në Skenderaj dhe u rrit në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor dhe më pas studioi mjekësinë. Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, u kthye në Kosovë.

Për një periudhë, Brovina punoi si gazetare në gazetën “Rilindja”, ndërsa më pas iu rikthye profesionit të mjekes. Për shumë vite ajo punoi në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Krahas profesionit të saj, Brovina ishte e angazhuar edhe në letërsi dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në skenën politike, ajo shërbeu si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për gjashtë mandate, nga viti 2001 deri më 2019.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës u zhvilluan në shenjë nderimi për kontributin e saj në jetën publike, politike dhe shoqërore të Kosovës.

Postime të Ngjashme